Menu Bankete

Këtu në Restorant Floga mendojmë që çdo banket është personal dhe unik!

Ai nis nga përgatitja e vendit dhe servirja e ushqimeve të shijshme, deri tek çdo detaj i vogël që festa juaj të jetë e veçantë. Stafi i Restorant Floga është i gatshëm të sjellë kuzhinën e tij aty ku jeni ju dhe t’ju servirë në mënyrë të përkryer ushqimet tradicionale shqiptare dhe specialitet më të mira të evropiane. Imagjinata e kuzhinierit tonë gjithmonë ka tejkaluar pritshmëritë e klientëve. Jemi të dedikuar dhe të pasionuar për të shndërruar çdo banket tuajin në një eksperiencë të paharrueshme. Ekipi ynë i banketeve do të punojë ngushtë me ju në mënyrë që ajo që ju do të zgjidhni të reflektojë personalitetin tuaj. Përvoja jonë 10 vjeçare, energjia dhe idetë e shumta, e mbi të gjitha dashuria jonë për ushqimin, do t’ju ndihmojnë të zgjidhni më të mirën për banketin tuaj: evente korporatash, evente biznesi, seminare, konferenca, evente zyrtare apo familjare, darka formale, ditëlindja e fëmijës tuaj të dashur etj. Çdo gjë kurohet me kujdesin maksimal që ushqimet tona të shijshme të vijnë tek ju në kohën dhe momentin e duhur!


DINJITET, CILESI, SHIJE

Kontaktoni me Restorant Floga në numrin e telefonit: +355682063755 ose +355682063744 dhe ne do të sjellim kuzhinën tonë tek ju.